0
World

Zyrtari iranian hedh poshtë vendimin e Trumpit, bën thirrje për përgjigje ushtarake

April 22, 2026
Scroll

Posted 1 hour ago by

Një këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Iranit ka hedhur poshtë njoftimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për zgjatjen e armëpushimit, duke thënë se kjo “nuk do të thotë asgjë” dhe se Teherani duhet të përgjigjet ushtarakisht. Mahdi Mohammadi, këshilltar i lartë i kryetarit të Kuvendit, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha se “pala humbëse nuk mund të diktojë kushte” dhe e quajti vazhdimin e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane një “rrethim” që “nuk ndryshon nga bombardimet”, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Si shenjë e mosbesimit të Teheranit ndaj Uashingtonit, Mohammadi akuzoi Trumpin se e ka zgjatur armëpushimin si një “manovër për të fituar kohë për një sulm të befasishëm”, duke shtuar se “ka ardhur koha që Irani të marrë iniciativën”. Ghalibaf, kryetar i Kuvendit dhe figurë e kahershme në politikën e vendit, udhëhoqi raundin e parë të negociatave me Shtetet e Bashkuara në Islamabad dhe pritej të përballej me zëvendëspresidentin JD Vance në një raund të dytë bisedimesh, të cilat fillimisht u vonuan dhe më pas u shtynë për një afat të pacaktuar. The post Zyrtari iranian hedh poshtë vendimin e Trumpit, bën thirrje për përgjigje ushtarake appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More