0
World

Zhaklin Lekatari: Luizi ia prishi lojën Brikenës

April 14, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

Zhaklin Lekatari ka komentuar lojën e Brikenës në Big Brother VIP Albania, gjatë një interviste në emisionin “Kosova Live”, duke theksuar se loja e saj pësoi ndryshim pas hyrjes së Luizit. Sipas Lekatarit, Brikena fillimisht po luante një lojë të fortë duke marrë vendime të guximshme brenda shtëpisë. “Unë mendoj që loja e Brikenës ndryshoi në momentin që hyri Luizi, Luizi ia prishi lojën.” Ajo theksoi se pas hyrjes së tij, Brikena ndërmori disa lëvizje të forta në lojë: “Pas hyrjes së Luizit, Brikena çoi në televotim, çoi Mateon në televotim dhe nxori Luxhinin, dhe ishte një luaneshë që luante me çokollata të helmuara, pra ti më jep një çokollatë, unë të jap 10 çokollata, por të helmuara, sepse unë ju nxjerr nga shtëpia.” Sipas saj, një deklaratë e Luizit ndikoi drejtpërdrejt në ndryshimin e lojës së Brikenës: “Luizi atëherë i tha Brikenës: ‘Unë të shoh ty si Kiarën dhe ty të shoh si veten time’ dhe këtu loja e Brikenës ndryshoi.” Lekatari shtoi se pas këtij momenti, Brikena ndryshoi qasje në lojë, duke u fokusuar më shumë në raportin në çift: “Dhe fatkeqësisht, ajo për mua u sakrifikua që të fitonte partneri i vet dhe u krijua kjo loja e këtij çifti që pëlqehet shumë në publik, e këtij djalit që shkon nga mbrapa vajzës, kjo vajza që refuzon dhe në fund fare e pranon puthjen.” Video për të parë deklaratën e plotë: The post Zhaklin Lekatari: Luizi ia prishi lojën Brikenës appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More