0
World

“Zgjasni armëpushimin dyjavor”- Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani: Jemi ende në pritje të përgjigjes nga Irani për negociatat me SHBA-të

April 21, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Pakistani është ende duke pritur një përgjigje zyrtare nga Irani, nëse ka konfirmuar dërgimin e një delegacioni në Republikën Islamike për të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara në Islamabad. Kështu deklaroi sot (21 prill) ministri Pakistanez i Informacionit, Ataullah Tarar, në një postim në X. “Vendimi i Iranit për t’u bashkuar me bisedimet para se të skadojë armëpushimi dyjavor është kritik”, shkroi Tarar, duke shtuar se Pakistani ka bërë përpjekje të sinqerta për të bindur udhëheqjen iraniane të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve.

Ministria e Jashtme pakistaneze gjithashtu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të zgjasin armëpushimin dyjavor. Në një takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Pakistan, Natalie A. Baker, Ministri i Jashtëm Ishaq Dar theksoi nevojën për bashkëpunim midis SHBA-së dhe Iranit. Ai tha gjithashtu se “Pakistani u bëri thirrje të dyja palëve të marrin në konsideratë zgjatjen e armëpushimit”. Ministria e Jashtme e konfirmoi bisedën me një deklaratë shtypi. /Panorama The post “Zgjasni armëpushimin dyjavor”- Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani: Jemi ende në pritje të përgjigjes nga Irani për negociatat me SHBA-të appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More