0
Ymeri: LVV do të bie pas prishjes së Kurtit me Osmanin
April 18, 2026
Posted 4 hours ago by
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka bërë me dije se ndarja e Vjosa Osmanit nga Albin Kurti do të ketë ndikim elektoral. Ai ka vlerësuar kjo do të bëjë që të ketë ndikim në rënien e elektoratit të VV-së. Ymeri ka thënë se është vështir të parashihet se sa do të jetë ky ndikim. “E dyta që është ndryshe këtë radhë natyrisht që është edhe ndarja e Kurtit nga Vjosa Osmani.
Nuk është e lehtë të përcaktohet saktë se cili do të jetë efekti i kësaj ndarjeje ama për që do të ketë ndikim në votën e VV-së kjo është më se e sigurt”, ka thënë ai për frontonline. “Unë parashoh një rënie të fuqisë elektorale të LVV-së. Nuk mendoj që rënia do të jetë shumë e madhe, gjasat janë shumë të mëdha që LVV të mos e ketë shumicën që ia mundëson qeverisjen pa njërën prej partive që tash janë në opozitë”, është shprehur Ymeri. The post Ymeri: LVV do të bie pas prishjes së Kurtit me Osmanin appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.