0
World

Whitaker shkruan për takimet me Kurtin e Haxhiun, e potencon përkushtimin e Kosovës për të blerë “artikuj” të mbrojtjes nga SHBA

April 22, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, i ka cilësuar si takime produktive, ato me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun, kryeministrin Albin Kurti, dhe, me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin. Whitaker, në postimin e tij në ‘’X’’, ka thënë se Kosova po e rrit rolin e saj si kontribuuese në siguri, duke nisur nga roli i saj në Bordin e Paqes deri te kontributi i planifikuar me personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, përcjell Gazeta Express.

‘’Takime produktive në Pristina me Ushtruesen e Detyrës së Presidentit Haxhiu, Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe ekipin. Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në siguri, nga roli i saj në Bordin e Paqes deri te kontributi i planifikuar me personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. E vlerësoj përkushtimin e Kosovës për të siguruar artikuj mbrojtës nga SHBA dhe zhvillimin e bazës së saj industriale të mbrojtjes. Partnerë më të fortë çojnë drejt një të ardhmeje më të sigurt’’, ka shkruar ai. Productive meetings in Pristina with Acting President Haxhiu, Prime Minister Kurti, Defense Minister Maqedonci, and team. Kosovo is stepping up as a security contributor, from its role in the Board of Peace to its planned personnel contribution for the International Stabilization pic.twitter.com/VMz76cwZjf — U.S. Ambassador to NATO (@USAmbNATO) April 22, 2026 The post Whitaker shkruan për takimet me Kurtin e Haxhiun, e potencon përkushtimin e Kosovës për të blerë “artikuj” të mbrojtjes nga SHBA appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More