0
Vrau vëllanë 6 vjet më parë në Lipjan, Prokuroria e konfirmon vdekjen e Emrush Gashit në burgun e Francës
April 22, 2026
Posted 2 hours ago by
Emrush Gashi, 66-vjeçar, i dënuar për vrasjen e vëllait të tij më 14 korrik 2018 në Tërbovc të Lipjanit, është gjetur i vdekur para disa ditësh në një burg në Francë. Sipas raportimeve, ai ka kryer vetëvrasje. Lidhur me këtë rast, Klankosova ka kërkuar informacion nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila ka konfirmuar se ka pranuar informata për vdekjen e tij përmes kanaleve ndërkombëtare.
Po ashtu, në përgjigjen e kësaj prokurorie bëhet e ditur se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë gjatë marsit të vitit të kaluar. “Ju njoftojmë se më 27.03.2025, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ dhe veprën penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë “Gjithashtu, kemi pranuar informata lidhur me vdekjen e tij përmes kanaleve ndërkombëtare dhe kemi pranuar edhe vërtetimin e vdekjes së tij. Aktualisht, ende jemi në pritje të aktvendimit nga Gjykata”. Policia e Kosovës gjatë vitit 2018 kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e Emrush Gashit, nën dyshimin se kishte vrarë vëllanë e tij, M.G., 54 vjeç. Ai ishte arrestuar pak vjet më pas, më 26 gusht 2021 në Francë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. The post Vrau vëllanë 6 vjet më parë në Lipjan, Prokuroria e konfirmon vdekjen e Emrush Gashit në burgun e Francës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.