0
World

Vrau prindërit e ish-partnerit, kufomat u gjetën të copëtuar në valixhe – 30 vite burg për shqiptaren

April 16, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar mbrëmjen e 15 prillit vendimin e dënimit me 30 vite burg për 42-vjeçaren shqiptare, Elona Kalesha, e cila vrau prindërit e ish partnerit të saj në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në Firence në vitin 2015, Sheptim dhe Teuta Pasho u zhdukën. Çifti kishte udhëtuar drejt Italisë në prag të lirimit nga burgu të djalit të tyre, i cili ishte në një lidhje me të pandehurën.

Pas mbërritjes, ata u zhdukën pa lënë gjurmë, ndërsa denoncimi për zhdukjen u bë nga vajzat e tyre. Rasti mori një kthesë dramatike në dhjetor të vitit 2020, kur trupat e viktimave u gjetën të copëtuar brenda katër valixheve në një zonë rurale pranë burgut të Sollicciano. Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Kalesha ka mohuar akuzat, por hetimet e autoriteteve italiane e identifikuan si përgjegjësen kryesore për krimin. Sipas prokurorisë që drejtoi hetimet, dyshohet se ajo nuk ka vepruar e vetme, por bashkëpunëtori i mundshëm nuk është identifikuar asnjëherë. Me vendimin e fundit të Gjykatës së Kasacionit, çështja konsiderohet e mbyllur në aspektin gjyqësor. The post Vrau prindërit e ish-partnerit, kufomat u gjetën të copëtuar në valixhe – 30 vite burg për shqiptaren appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More