0
World

Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici të birin

April 22, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

Drejtori i Zyrës së Prokurorisë Themelore të Shtetit në Rozhajë, Aldin Kalaq, ka bërë të ditur se nëna e Vehid Muriç (25), i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Podgoricë, ka njoftuar policinë pasi i biri i kishte pranuar krimin. “Ai i ka thënë nënës se i ka njollosur duart me gjak dhe ka dalë nga shtëpia. Ajo pas një kohe e ka raportuar këtë në polici”, ka deklaruar Kalac.

Ai theksoi se nuk janë të sakta pretendimet e disa mediave se i dyshuari ishte raportuar për dhunë në familje. “Nëna nuk ka raportuar për dhunë ndaj saj”, ka shtuar Kalac, shkruan RTCG. Ndërkaq, në orët e vona u raportua për arrestimin e Vehid Muriç, i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë. Mediat në Mal të Zi raportojnë se ai u prangos në qendër të Rozhajës. Ai dyshohet se mëngjesin e sotëm në lagjen “Stari Aerodrom” (Aeroporti i vjetër) në Podgoricë i privoi nga jeta tre viktimat: Denis Hot 28-vjeçar, Nezrin Hot 27 vjeç nga Rozhaja dhe Kenan Miraljemovic 56 vjeçar, i cili thuhet se është shtetas i Serbisë, Motivi lidhur me këtë ngjarje tragjike është ende i panjohur. Sipas informacioneve fillestare nga vendi i ngjarjes, krimi dyshohet se është kryer me përdorimin e armës së ftohtë, pas mosmarrëveshjeve personale. /Klan Kosova The post Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici të birin appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More