0
World

U dëmtua gjatë një sulmi ajror rus, rihapet tubacioni “Druzhba”. Zelensky: Gati rifillimi i furnizimit me naftë drejt Europës

April 21, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se tubacioni i naftës “Druzhba”, i cili furnizon me naftë disa vende të Europës, është gati të rikthehet në funksion. Në një deklaratë të bërë publike, Zelensky theksoi se autoritetet ukrainase kanë përfunduar punimet për riparimin e segmentit të dëmtuar të tubacionit, i cili ishte goditur nga një sulm ajror rus në muajin janar.

“Ukraina përfundoi punimet e restaurimit në segmentin e tubacionit Druzhba, që u dëmtua nga një sulm ajror rus. Tubacioni mund të rifillojë funksionimin”, u shpreh ai përmes një postimi në aplikacionin Telegram. Kreu i shtetit ukrainas shtoi gjithashtu se pret një reagim nga Budapesti, duke shpresuar që Hungaria të zhbllokojë 90 miliardë euro ndihma europiane për Kievin. Ndërkohë, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka reaguar përmes një postimi, ku falënderoi Zelenskyn për përmbushjen e angazhimit të marrë. “Siç kishte premtuar, ai e riparoi tubacionin”, u shpreh Costa. /Panorama The post U dëmtua gjatë një sulmi ajror rus, rihapet tubacioni “Druzhba”. Zelensky: Gati rifillimi i furnizimit me naftë drejt Europës appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More