0
World

Treshja e Kosovës i kompleton 90 minutat në fitoren e Hoffenheimit ndaj Dortmundit

April 18, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

Hoffenheimi u rikthye në garë për kualifikim në Ligën e Kampionëve me një fitore 2-1 ndaj Borussia Dortmundit. Ndërkohë, BVB vazhdon të japë përshtypjen se po e mbyll sezonin pa shumë ambicie. Andrej Kramaric kaloi Hoffenheimin në epërsi në minutën e 42-të me penallti. Pasi Serhou Guirassy barazoi në minutën e 87-të, dukej se Dortmundi mund të merrte një pikë me fat, por në kohën shtesë (90+8), Kramarić realizoi sërish nga penalltia për të vulosur fitoren.

Hoffenheimi hyri në ndeshje me shumë vendosmëri për t’i dhënë fund serisë prej katër ndeshjesh pa fitore. Që në sekondat e para, ylli i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani pati një rast të mirë pas një pasimi nga Ozan Kabak, por topi u largua nga vija nga Niklas Süle. Në minutën e 6-të, Hoffenheimi ishte shumë pranë golit, kur Tim Lemperle goditi traversën pas një krosimi të Wouter Burger. Dortmundi e nisi ngadalë ndeshjen. Pas 15 minutash, Daniel Svensson humbi një rast me kokë pas një krosimi nga Fabio Silva, ndërsa më pas Maximilian Beier ishte shumë pranë golit, por nuk arriti të godasë topin siç duhet. Nga ana tjetër, Hoffenheimi mbeti skuadra më e rrezikshme, me Kramarićin që detyroi portierin Gregor Kobel të bëjë një pritje të shkëlqyer në minutën e 26-të. Goli i parë erdhi pas një momenti të pafat për Sülen, i cili u rrëzua dhe preku topin me dorë. Pas ndërhyrjes së VAR-it dhe vendimit të gjyqtarit Daniel Siebert, u akordua penallti. Kramarići realizoi pa problem. Süle u detyrua të largohej i dëmtuar dhe mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me Dortmundin. Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Niko Kovaci u përmirësua disi dhe u bë më sulmuese, por pa shumë efikasitet. Futja në lojë e Guirassyt solli më shumë rrezik dhe ai arriti të barazojë në fund të ndeshjes. Megjithatë, në minutat shtesë, një tjetër ndërhyrje e VAR-it çoi në një penallti të dytë për Hoffenheimin pas një prekjeje me dorë nga Julian Ryerson. Kramarići shënoi sërish, duke i dhënë fitoren ekipit të tij. 90 minutat në këtë përballje i kompletuan treshja e kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani. Hajdari u vlerësua nga “Sofascore” me notën 7.1, ndërsa Avdullahu me 7.4. Asllani e pati notën më të ulët, 6.1. Në ndeshjen e radhës, Hoffenheimi do të përballet në transfertë me Hamburger, ndërsa Dortmundi do të presë Freiburgun./GazetaExpress/ The post Treshja e Kosovës i kompleton 90 minutat në fitoren e Hoffenheimit ndaj Dortmundit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More