0
World

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

April 16, 2026
Scroll

Posted 4 hours ago by

Në Runkel (Hessen) të Gjermanisë, tre punonjës kanë humbur jetën dhe dy të tjerë ndodhen në gjendje kritike pas një aksidenti në një fabrikë lëkure. Sipas policisë gjermane, ngjarja ka ndodhur gjatë punës brenda objektit industrial, shkruajnë mediat gjermane. Siç raportohet më tej, dyshohet se një punëtor ka rënë në një gropë ku grumbullohen mbetjet nga procesi i përpunimit të lëkurës.

Kolegët e tij kanë zbritur për ta ndihmuar, por edhe ata janë ekspozuar ndaj një substance të panjohur. Tre prej punëtorëve nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa dy të tjerë janë transportuar drejt spitaleve. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit. /Telegrafi/ The post Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More