0
World

Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fjalët përfundimtare

April 17, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Sot nga ora 9 do të jetë seanca e fundit për vrasjen e Liridona Ademajt, ku në këtë seancë pritet të thuhen fjalët përfundimtare. Këtë e ka bërë të ditur vëllau i Ademajt i cili tha shpresojnë që gjykata do të jap dënimin e merituar për të akuzuarit. “Neser ne ora 9 fillon seanca ne rastin e Liridones tone ku pritet te prezentohen fjalet perfundimtare.

Kjo pritet te jete seanca e fundit dhe pastaj gjykata do te shpalle vendimin e saj. Shpresojme qe gjykata do te jepe denimin e merituar per te gjithe”, ka shkruar ai. Sipas aktakuzës, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje. Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës The post Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fjalët përfundimtare appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More