0
World

Sociedadi bëhet “Mbret” i Spanjës, e mposht Atleticon në Kupë

April 18, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Real Sociedadi e ka fituar Kupën e Mbretit për sezonin 2025/26, pasi e mposhti Atletico Madridin me penallti në “La Cartuja”. Finalja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për “La Real”, që shënoi golin më të shpejtë në historinë e finaleve të Kupës. Goncalo Guedes krosroi saktë për Ander Barrenetxea, i cili realizoi me kokë për 1-0 në sekondën e 14-të të takimit.

Atletico reagoi, dominoi dhe shënoi përmes Ademola Lookman, por para pushimit pësoi sërish. Portieri Juan Musso u ndëshkua për faull ndaj Guedes, duke i dhënë mundësi kapitenit Mikel Oyarzabal të shënojë nga pika e bardhë dhe t’i japë avantazhin skuadrës së drejtuar nga Pellegrini Matarazzo. Në pjesën e dytë, Atletico shtoi presionin dhe arriti të barazojë në minutën e 83-të falë një supergoli nga Julian Alvarez, duke çuar ndeshjen në kohë shtesë. Megjithatë, nuk pati gola në shtesë dhe gjithçka u vendos me penallti. Atleti e nisi keq serinë, me Alexander Sorloth dhe Alvarez që u ndalën nga portieri Marrero. Edhe pse Musso priti një penallti të Orri Oskarsson, Real Sociedad realizoi goditjet e tjera dhe siguroi trofeun e katërt në këtë kompeticion./GazetaExpress/ The post Sociedadi bëhet “Mbret” i Spanjës, e mposht Atleticon në Kupë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More