0
World

Skandal në Itali, futbollisti zbret nga makina dhe e sulmon fizikisht tifozin

April 20, 2026
Scroll

Posted 2 days ago by

Një skandal i paparë ka ndodhur në Itali ku futbollisti i Veronës, Gift Orban zbriti nga makina dhe e sulmoi fizikisht një tifoz. Sipas informacioneve, gjithçka ka nisur kur një baba, së bashku me djalin e tij, iu afrua makinës së lojtarit duke i kërkuar një foto. Sulmuesi Verdheblu, me xhamin e ulur, thuhet se u përgjigj se ishte me nxitim, pa u ndalur, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

View this post on Instagram A post shared by TMW - TUTTOmercatoWEB.com (@tuttomercatoweb_com) Situata u përkeqësua më pas me ndërhyrjen e një tifozi tjetër, i cili i kërkoi futbollistit që gjithsesi t’ia bënte një foto fëmijës. Në atë moment, Orban thuhet se përshpejtoi pak, ndërsa tifozi reagoi duke e goditur kofanon e makinës, ndoshta për ta sinjalizuar praninë e njerëzve aty pranë ose në shenjë proteste. Reagimi i lojtarit ishte i menjëhershëm: ai zbriti nga mjeti dhe e goditi tifozin, duke e shkaktuar një përballje të ashpër. Pamjet e tregojnë edhe reagimin e të pranishmëve: një grua që përpiqet ta qetësojë situatën, një fëmijë në lot dhe një klimë tensioni të madh. Orban u largua më pas nga vendi i ngjarjes nga një punonjës i stadiumit, duke shmangur pasoja të tjera. Më vonë, sipas raportimeve, lojtari është rikthyer në ambientet e klubit për të kërkuar falje për ngjarjen, duke tentuar ta mbyllë një episod që pritet të lërë pasoja. /Gazeta Express The post Skandal në Itali, futbollisti zbret nga makina dhe e sulmon fizikisht tifozin appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More