0
Si filluan bashkëlojtarët e Muriqit ta njohin Kosovën?
April 20, 2026
Posted 3 hours ago by
Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka hapur zemrën dhe ka folur për një sërë temash. Muriqi tregoi si bashkëlojtarët e tij filluan të mësojnë për Kosovën, dhe po ashtu zbuloi se ata fillimisht menduan se ishte nga Shqipëria. “Kur erdha këtu në fillim kujtojshin që jam nga Shqipëria, se unë këtu luaj me pasaportën e Shqipërisë për shkak të dokumentacionit që Spanja nuk na njeh.
Kur ju thoja se jam nga Kosova, shumica e bashkëlojtarëve të mi që nuk e njihnin, nuk e dinin se ku i bie, bile pyetja ka qenë Moskova? Jo, ju thoja Kosova. Kosova. Por, me kalimin e kohës, bashkëlojtarët e mi po se po, domethënë për kohë shumë të shkurtër, por pastaj filluan edhe në Mallorca ta njihnin Kosovën edhe në Spanjë. vinin golat, vinin postimet e La Liga-s. Dhe tani besoj që 80 e atyre që e përcjellin futbollin, jam 100 i sigurt që e njohin Kosovën”, tha Muriqi në Klan Kosova. The post Si filluan bashkëlojtarët e Muriqit ta njohin Kosovën? appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.