0
Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë
April 12, 2026
Posted 2 days ago by
Një mosmarrëveshje në trafik ka eskaluar në përleshje fizike mes dy personave në fshatin Sekiraçë të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën, pjesëtar i Policisë së Kosovës. Si pasojë e incidentit, të dy palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. “Sekiraçë, Podujevë / 11.04.2026 – 14:25.
Pasa një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pjesëtar i PK-së kështu që kanë ardhur deri te përleshja mes tyre. Të dy palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Mësohet se polici është pjestarë i njësisë FIT. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. The post Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.