0
World

Ronaldo dhe Salahu mund të luajnë së bashku sezonin tjetër

April 21, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

Pas një periudhe historike me Liverpoolin, Mohamed Salah ka vendosur të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë. Kjo ka tërhequr interes nga klubet e Major League Soccer dhe nga disa ekipe evropiane, por një destinacion i mundshëm mbetet Arabia Saudite. Sipas raportimeve të “TEAMtalk”, Saudi Pro League e ka identifikuar Salah si prioritet absolut, për shkak të profilit të tij global dhe ndikimit kulturor.

Fillimisht, klubet si Al Hilali, Al Ittihadi dhe Al Ahli ishin më të interesuara, por tani edhe Al-Nassri – ku luan Cristiano Ronaldo – është futur fuqishëm në garë. Një transferim tek Al-Nassri do të krijonte një dyshe spektakolare mes Ronaldos dhe Salahut, potencialisht një nga më të fortat në botë. Megjithatë, integrimi i egjiptianit në skuadër nuk do të ishte i lehtë, pasi aty janë tashmë lojtarë si Sadio Mane dhe Kingsley Coman, çka do të kërkonte sakrifica në formacion. Një tjetër faktor është roli në skuadër. Gjatë karrierës së tij, Salahu ka preferuar të jetë figura kryesore e ekipit, dhe kjo mund të jetë e vështirë tek Al-Nassri, ku Ronaldo mbetet lideri absolut. Për këtë arsye, Al Ittihadi mund të jetë një opsion më i favorshëm. Pas largimeve të N'Golo Kante dhe Karim Benzema, klubi ka hapësirë financiare dhe sportive për ta bërë Salah yllin kryesor të skuadrës, ku mund të luajë përkrah Youssef En-Nesyrin. Në fund, edhe pse një bashkëpunim me Ronaldon tingëllon tërheqës, vendimi i Salahut mund të varet nga dëshira për të qenë protagonisti kryesor – diçka që mund ta shtyjë drejt një klubi tjetër në Arabinë Saudite./GazetaExpress/ The post Ronaldo dhe Salahu mund të luajnë së bashku sezonin tjetër appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More