0
Rikthehet Kupa e Kosovës, sot do të zbulohen dy finalistët
April 22, 2026
Posted 2 hours ago by
Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale. Ferizaj – Llapi dhe Dukagjini – Ballkani, do të jenë dy çiftet e sotme në ndeshjet që do të nisin prej orës 15:00. Ferizajasit e kishin fituar lojën e parë ndaj llapjanëve në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe sot e kërkojnë finalen e madhe, shkruan “Gazeta Express”. Ata do të drejtohen nga trajneri i ri, Arsim Abazi pasi u ndanë me Nevil Deden në fillim të kësaj jave pas barazimit me Prishtinën e Re.
Nga ana tjetër, llapjanët janë të vendosur për ta përmbysur rezultatin pasi e duan daljen në Evropë përmes kësaj gare. Këto dy ekipe në Superligë nuk i kanë aspak mirë punët. Ndërkohë, afër finales është edhe Dukagjini, i cili e siguroi një epërsi solide pas lojës së parë me Ballkanin në Suharekë (3:0). Klinasit do të luajnë në shtëpi sot në kërkim të konfirmimit të finales, ndërsa e duan po ashtu daljen në Evropë përmes Kupës. Nga ana tjetër, ekipi nga Suhareka duket se është më i fokusuar tek Superliga, ku synon të shpallet kampion. Por, kjo nuk nënkupton se skuadra Portokalli nuk do ta tentojë përmbysjen, ndonëse një gjë e tillë duket vështirë e arritshme. Të dyja ndeshjet e sotme do të nisin prej orës 15:00. /Gazeta Express The post Rikthehet Kupa e Kosovës, sot do të zbulohen dy finalistët appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.