0
Reuters: Zyrtari i lartë rus përmend edhe për Moldavinë arsyetimin e njejtë me të cilin sulmuan Ukrainën
April 22, 2026
Posted 2 hours ago by
Zyrtari i lartë rus, Sergei Shoigu, në një intervistë të fundit ka folur për rusët që jetojnë në Moldavi. Shoigu ka pretenduar se interesat e tyre dhe siguria janë nën kërcënim për shkak të veprimeve të Kievit dhe Moldavisë, arsyetim ky me të cilin Rusia kishte vendosur për të sulmuar Ukrainën. Nuk duhet harruar se më shumë se 220,000 qytetarë rusë jetojnë në Transdniestria.
Interesat dhe siguria e tyre tani janë nën kërcënim për shkak të veprimeve të pakujdesshme dhe të papërgjegjshme të Kievit dhe Kishinaut, tha Shoigu për të përditshmen ruse Komsomolskaya Pravda, shkruan Reuters, trasnmeton Express. Shoigu ka deklaruar se Moska ishte e gatshme të përdorte çdo mjet për të mbrojtur shtetasit rusë në copën e tokës që kufizohet me Ukrainën. Ai ka thënë se nuk përjashtohet asnjë skenar. Nëse lind nevoja, Rusia do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe do të përdorë të gjitha metodat e disponueshme për t'i mbrojtur ata sipas kushtetutës. Nuk duhet të përjashtoni asgjë, dhe ne po shqyrtojmë të gjitha skenarët e mundshëm, madje edhe ato që janë më pak të mundshme., ka deklaruar ai. The post Reuters: Zyrtari i lartë rus përmend edhe për Moldavinë arsyetimin e njejtë me të cilin sulmuan Ukrainën appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.