0
World

Reali po fitonte vazhdimisht pa Mbappen, po humb pas rikthimit të tij

April 16, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

Kylian Mbappé mbetet një nga lojtarët më të fortë në botë dhe talenti i tij nuk vihet në diskutim. Megjithatë, në Spanjë ka nisur një debat i fortë mbi ndikimin e tij në rezultatet e Real Madridit që nga rikthimi në fushë pas lëndimit. Sipas analizave dhe statistikave, skuadra madrilene e ka pasur një rënie të dukshme në rezultate pikërisht në periudhën kur francezi është rikthyer në dispozicion, përcjell “Gazeta Express”.

Një koincidencë që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi balancën e ekipit dhe mënyrën se si është integruar Mbappé në lojë. Real Madridi i ka pësuar disa rezultate negative në këtë fazë të sezonit, duke humbur terren si në kompeticionet evropiane ashtu edhe në ato vendase. Një situatë që e ka shtuar presionin mbi skuadrën dhe stafin teknik. Debati nuk lidhet me cilësitë individuale të sulmuesit, të cilat mbeten të jashtëzakonshme, por më shumë me efektin kolektiv të skuadrës. Me Mbappé në fushë, loja duket se ka ndryshuar, duke e kërkuar një përshtatje që jo gjithmonë i ka dhënë rezultatet e pritura. Në këtë kontekst, disa analistë theksojnë se problemi nuk është lojtari në vetvete, por mënyra se si skuadra është ndërtuar rreth tij dhe balancat që janë prishur në repartin ofanziv dhe në fazën mbrojtëse. /Gazeta Express The post Reali po fitonte vazhdimisht pa Mbappen, po humb pas rikthimit të tij appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More