0
Real Madridi bie në Gjermani, Bayerni vazhdon në gjysmëfinale
April 15, 2026
Posted 2 hours ago by
Bayern Munich është gjysmëfinalisti i fundit i këtij edicioni në UEFA Champions League, pasi eliminoi Real Madrid në një përballje spektakolare në çerekfinale. Bavarezët kishin fituar ndeshjen e parë në Madrid me rezultat 1:2, ndërsa sfida e kthimit në “Allianz Arena” dhuroi dramë të madhe. Mysafirët kaluan në epërsi që pas 35 sekondave me golin e Arda Guler, por Aleksandar Pavlovic barazoi në minutën e 6-të.
Güler realizoi sërish në minutën e 29-të nga gjuajtja e lirë, ndërsa Harry Kane riktheu baraspeshën në minutën e 38-të. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Kylian Mbappe shënoi për 2:3, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë, momenti vendimtar erdhi në minutën e 86-të, kur Eduardo Camavinga u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Real Madridin me një lojtar më pak. Bayern e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe fillimisht barazoi me Luis Diaz në minutën e 89-të, ndërsa në sekondat e fundit Michael Olise realizoi golin e fitores për 4:3, duke vulosur kualifikimin dramatik. Në gjysmëfinale, Bayern Munich do të përballet me Paris Saint-Germain, që eliminoi Liverpool. The post Real Madridi bie në Gjermani, Bayerni vazhdon në gjysmëfinale appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.