0
World

Raul Asencio përfundon në spital

April 18, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

Raúl Asencio (23) prej disa ditësh po përballet me një grip intestinal, i cili i ka shkaktuar humbje prej gjashtë kilogramësh në vetëm dy javë. Sipas raportimit të kësaj të shtune nga emisioni El Partidazo në COPE, mbrojtësi kanarian i Real Madrid, i cili pritet të largohet këtë verë pavarësisht kontratës deri në vitin 2031, ndodhet në spital. Sipas burimeve, qendërmbrojtësi po i nënshtrohet analizave për të identifikuar virusin që i ka shkaktuar gastroenteritin, ndërsa thuhet se do të mungojë me siguri në ndeshjen e së martës ndaj Alavés, që zhvillohet në Santiago Bernabéu nga ora 21:30.

Gjithashtu, ai mbetet në dyshim serioz edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, ku “Los Blancos” do të përballen me Real Betis. The post Raul Asencio përfundon në spital appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More