0
Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte
April 14, 2026
Posted 4 hours ago by
Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë pas disa të shtënave me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë. Sipas mediave suedeze, alarmi u mor pak para mesnatës dhe zona u rrethua nga forcat policore. Policia kreu një hetim gjatë natës, por nuk është e qartë nëse ka ndonjë të dyshuar. Ndërkohë bëhet me dije se është plagosur edhe një e re që e shoqëronte të riun shqiptar.
Sipas autoriteteve vajza është rreth të 25-ave. Sakaq dyshohet se i riu shqiptar ishte pjesë e një rrjeti trafikimi droge në Helsinborg dhe në rajonin Skane. Mësohet se viktima është shtetasi M.Ll, 20 vjeç, emigrant nga Fieri, i cili ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij. The post Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.