0
Piloti humb jetën në aksidentin ajror në kantonin e Bernës
April 20, 2026
Posted 3 hours ago by
Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar të hënën pasdite në komunën Ochlenberg, në kantonin e Bernës në Zvicër. Piloti, një shtetas zviceran 64-vjeçar nga kantoni Solothurn, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ai ishte i vetëm në bord. Sipas policisë kantonale të Bernës, aksidenti ndodhi rreth orës 13:30. Sipas një fotografie të publikuar nga media “20 Minuten”, aeroplani është gjetur i përmbysur në një fushë, transmeton albinfo.ch.
Në vendin e ngjarjes u angazhuan disa patrulla të policisë kantonale, zjarrfikësit e Goldisberg dhe Langenthal, si dhe ekipet e urgjencës mjekësore SRO. Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës dhe në bashkëpunim me Bordin Zviceran të Hetimit të Sigurisë së Transportit (STSB). Hetimet janë në vazhdim. The post Piloti humb jetën në aksidentin ajror në kantonin e Bernës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.