0
World

Perez i zhgënjyer nga fishkëllimat ndaj Mbappés: shifrat tregojnë tjetër gjë

April 22, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

Fishkëllimat e “Santiago Bernabéu” ndaj Kylian Mbappé nuk i kanë habitur vetëm ekspertët dhe specialistët e futbollit. Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll “Marca”, edhe brenda Real Madridit ndihet njëfarë habie, veçanërisht në nivelet më të larta të klubit, përcjell “Gazeta Express”. I pari që nuk e kupton ashpërsinë e një pjese të publikut është presidenti Florentino Perez.

Kontestimi ndaj sulmuesit francez, i ardhur pavarësisht golit të radhës të shënuar (i 41-ti sezonal) në fitoren ndaj Alavésit, konsiderohet i tepruar në raport me rendimentin real të lojtarit. Një reagim që megjithatë futet në një kontekst më të gjerë frustrimi: rezultate të luhatshme, eliminime të rënda dhe rreziku konkret për ta mbyllur sezonin pa trofe. Në privat, Perez e mbron “9”-shin e tij me një argument sa të thjeshtë aq edhe të drejtpërdrejtë: “shifrat flasin për të”, është linja e presidentit, i cili vazhdon ta theksojë ndikimin e Mbappé që nga ardhja e tij në Madrid. Statistikat, në fakt, tregojnë për një lojtar vendimtar, shumë larg të qenit problemi i skuadrës. Jo vetëm kaq. Drejtuesi më i lartë “Blanco” sheh edhe nga e ardhmja me bindje, duke menduar se projekti teknik i Realit duhet të ndërtohet mbi dyshen Mbappé–Vinícius. Në vizionin e klubit, pikërisht ata do të jenë liderët ofanzivë të viteve në vijim. Një qëndrim i qartë, që shërben edhe për t’i relativizuar kritikat që vijnë nga tribuna. Sepse, të paktën për drejtuesit e klubit, vlera e francezit nuk vihet në diskutim, pavarësisht fishkëllimave të momentit. /Gazeta Express The post Perez i zhgënjyer nga fishkëllimat ndaj Mbappés: shifrat tregojnë tjetër gjë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More