0
Për Rexhep Qosjen
April 23, 2026
Posted 2 hours ago by
Shkruan: Mehmet Kraja Rexhep Qosja ishte zëri i ndërgjegjes së zgjuar kombëtare: bashkë me të merr fund epoka e idealistëve të mëdhenj, të cilët për kombin folën me zë që kumbon larg dhe tejkalon kufizimet e kohës. Ai zë vend nderi në historinë e mendimit shqiptar, pranë rilindësve; zë vend nderi në letërsinë shqipe, veçmas në fushën e historisë së letërsisë, ku vepra e tij tashmë është klasikë dhe referencë e patejkalueshme.
Për shumë gjëra nuk jam pajtuar me Rexhep Qosjen, por gjithmonë e kam çmuar mendimin e tij, sepse ai edhe kur gabonte, nuk mund të ishte gjë tjetër pos patriot i zhgënjyer. Gjithmonë kam konsideruar se ai thoshte të vërteta të mëdha për kombin, për identitetin, për letërsinë dhe historinë tonë. Sekush në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka punë ta pastrojnë ndërgjegjen e tij, pse ia mbyllën derën e këtij institucioni Rexhep Qosjes. Duhet të gjejnë kurajë dhe ta pastrojnë ndërgjegjen edhe ata që shpifën, e shkelën dhe u përpoqën ta njollosnin emrin e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për Rexhep Qosjen! The post Për Rexhep Qosjen appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.