0
World

Peja kalon në gjysmëfinale, do të sfidojë Trepçën

April 18, 2026
Scroll

Posted 4 hours ago by

KB Peja është gjysmëfinalistja e fundit e “play-offit” të Superligës së Kosovës në basketboll. Në çerekfinale, Peja fitoi 2-1 ndaj Golden Eagle Yllit, dhe tani në gjysmëfinale do tw përballet me Trepçën. Fitoren vendimtare e shënoi të shtunën në Suharekë, me rezultat 82:70. Ylli e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa ndeshjen e dytë në “Karagaçi” e fitoi skuadra pejane.

Të shtunën në çerekfinalen vendimtare, skuadra e Pejës shfaqi dukshëm më tepër. Mbajti epërsi bindëse për kohë të gjatë për fitore me 12 pikë dallim në fund. Daquan Bracey udhëhoqi Pejën me 23 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime. Cecil Williams i kishte 20 pikë, shtatë kërcime e dy asistime, derisa Arti Hajdari ndihmoi në fitore me 15 pikë e pesë kërcime. Tek Ylli u dallua Scott Bamforth me 29 pikë, katër kërcime e katër asistime. Erjon Kastrati i kishte 11 pikë e katër kërcime, ndërsa kontributi i të tjerëve ishte i zbehtë./GazetaExpress/ The post Peja kalon në gjysmëfinale, do të sfidojë Trepçën appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More