0
‘Paqe’ pas pjesës së parë në “Etihad”
April 19, 2026
Posted 2 hours ago by
Është mbyllur pjesa e parë e ‘finales’ së Premierligës në “Etihad”. Në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë, Manchester City po i bën konak Arsenalit. Pas një 45-minutëshi të parë të zjarrtë, rezultati është 1-1, shkruan Gazeta Express. Dy gola u shënuan për një hark kohor prej 2 minutash. Fillimisht shënoi francezi Rayan Cherki, në minutën e 16-të, pasi vallëzoi në mbrojtjen e mysafirëve.
Mirëpo, përgjigja e Arsenalit ishte e shpejtë. Kai Havertz shfrytëzoi maksimalisht një gabim të portierit të Cityt, Gianluigi Donnarumma, i cili në tentim për të larguar topin, e goditi sulmuesin gjerman. Kështu, pjesa e parë u mbyll me shifra të barabarta. Me këtë rezultat, Arsenali si lider ka 71 pikë, gjashtë më shumë se City që është i dyti me 65 pikë./GazetaExpress/ The post ‘Paqe’ pas pjesës së parë në “Etihad” appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.