0
World

Ngushtica e Hormuzit “s’do të mbetet e hapur” nëse vazhdon bllokada e SHBA-së, paralajmëron kryeparlamentari i Iranit

April 18, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili drejtoi delegacionin e Iranit në bisedimet e fundit me SHBA-në në Islamabad, tha në X se Donald Trump “bëri shtatë pretendime brenda një ore, të gjitha të pavërteta”. “Ata nuk e fituan luftën dhe sigurisht nuk do të arrijnë asgjë në negociata me këto gënjeshtra”, shtoi Ghalibaf. Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, ai tha se, me “vazhdimin e bllokadës [nga SHBA]”, ngushtica “nuk do të mbetet e hapur”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai përsëriti komentet e bëra më herët nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cili kishte thënë se “nëse ngushtica është e hapur apo e mbyllur dhe rregullat që e qeverisin atë do të përcaktohen në terren, jo në rrjetet sociale”. Të dyja deklaratat nga Ghalibaf dhe Baghaei erdhën pasi një postim në X nga ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, i cili tha në anglisht se “kalimi për të gjitha anijet tregtare” përmes Ngushticës së Hormuzit ishte “plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit”. Komentet e Araghchi-t shkaktuan kritika nga disa media iraniane dhe qarqe të ashpra, të cilat i kërkuan atij të “qartësojë” deklaratat. “Lufta mediatike dhe formësimi i opinionit publik janë një pjesë e rëndësishme e luftës, dhe populli iranian nuk ndikohet nga këto taktika”, tha Ghalibaf në X. The post Ngushtica e Hormuzit “s’do të mbetet e hapur” nëse vazhdon bllokada e SHBA-së, paralajmëron kryeparlamentari i Iranit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More