0
World

Nga sa para i fituan mbrëmë Fury dhe Makhmudov?

April 12, 2026
Scroll

Posted 2 days ago by

Tyson Fury dhe Arslanbek Makhmudov kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga përballja e tyre e fundit në ring, me diferencë të theksuar në favor të britanikut. Sipas raportimeve, Fury ka arkëtuar rreth 23.5 milionë dollarë nga ky duel, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej boksierëve më të paguar në botë. Në anën tjetër, Makhmudov ka përfituar rreth 2.7 milionë dollarë, një shumë dukshëm më e ulët krahasuar me kundërshtarin e tij.

Diferenca prej mbi 20 milionë dollarësh pasqyron qartë peshën komerciale dhe popullaritetin e madh që gëzon Fury në arenën ndërkombëtare të boksit, ku ai vazhdon të mbetet një ndër figurat më tërheqëse për publikun dhe organizatorët. Megjithatë, edhe pse kjo pagesë është e konsiderueshme, ajo raportohet të jetë më e ulët se fitimet që Fury ka realizuar në duelet e tij të mëparshme, veçanërisht në përballjet e mëdha kundër emrave si Oleksandr Usyk apo Deontay Wilder. The post Nga sa para i fituan mbrëmë Fury dhe Makhmudov? appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More