0
Nehat Çitaku zgjdhet Kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës
April 16, 2026
Posted 2 hours ago by
Më datë 15 prill, me fillim nga ora 17:00, në sallën e konferencave në Hotel International Prishtina u mbajt kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor me qëllim të zgjedhjes së kryetarit dhe bordit të ri ekzekutiv të federatës. Nga 38 delegatë me të drejtë vote, të pranishëm në sallë ishin 36. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria për Rini dhe Sport.
Kuvendi u hap nga komisioni i përkohshëm për organizimin e zgjedhjeve, i përbërë nga Sheremet Hoti, Besim Hajdari dhe Ridvan Hashani të cilët e prezantuan rendin e ditës dhe hapën propozimet për komisionin verifikues të zgjedhjeve. Dy kandidatët për kryetarë, Nehat Çitaku dhe Ylli Maloku prezantuan para të pranishmëve programet e tyre, e pas prezantimeve ata u përgjigjën në pyetjet nga delegatët dhe të pranishmit tjerë. Pas procesit të votimit dhe numërimit, me 20 vota, kryetar u zgjodh Nehat Çitaku. Në fjalën e tij përshëndetëse, ai falënderoi delegatët për besimin e dhënë, duke theksuar se kjo është njëkohësisht përgjegjësi dhe privilegj i madh. Ai u shpreh se do të angazhohet maksimalisht që aktiviteti i federatës në pingpong të jetë në nivel sa më të lartë, me fokus në cilësi dhe transparencë. Ndërkaq, anëtarë të ri të bordit ekzekutiv u zgjodhën:Ardian LamaxhemaBesim HajdariBjondina HasaniGani PirevaNita BaymakRiana CanhasiShega HashaniSheremet HotiJahja Termkolli The post Nehat Çitaku zgjdhet Kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.