0
World

Milani nuk bindet nga Füllkrugu, nuk do ta transferojë si të përhershëm

April 14, 2026
Scroll

Posted 5 hours ago by

Raportimet e së martës tregojnë se Milani nuk do të aktivizojë opsionin e blerjes për sulmuesin qendror Niclas Füllkrug, çka do të thotë se reprezentuesi gjerman pritet të rikthehet te West Ham Unitedi në fund të sezonit 2025/26. Füllkrugu iu bashkua Milanit në fillim të afatit kalimtar të janarit në formë huazimi me opsion blerjeje, që besohet të jetë rreth 5 milionë euro.

Milani në atë kohë nuk kishte një sulmues tipik qendre, pasi Santiago Giménezi ishte i dëmtuar dhe trajneri Massimiliano Allegri shpesh përdorte kombinime me Rafael Leãon, Christian Pulisicin ose Christopher Nkunkun në majë të sulmit. Që nga transferimi më 2 janar, sulmuesi gjerman ka zhvilluar 16 ndeshje për “Rossonerët”, por vetëm tri herë ka qenë titullar. Goli i tij i vetëm këtë sezon, si për Milanin ashtu edhe për West Hamin, erdhi në fitoren 1-0 në Serie A ndaj Lecces më 18 janar. Sipas raportimeve të fundit, kjo paraqitje nuk ka qenë e mjaftueshme për të bindur Milanin që të shpenzojë 5 milionë euro për ta bërë transferimin e tij të përhershëm gjatë verës. Gazetari Fabrizio Romano raporton se Füllkrugu do të rikthehet te West Hami në fund të sezonit 2025/26, ndërsa klubi anglez më pas pritet të kërkojë ta shesë sërish./GazetaExpress/ The post Milani nuk bindet nga Füllkrugu, nuk do ta transferojë si të përhershëm appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More