1
World

Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij, moderatori nuk i mban dot lotë

April 18, 2026
Scroll

Posted 4 hours ago by

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u shfaq i habitur pas një klipi surprizues nga Vëllai i Madh, në të cilin u shfaqën nëna dhe tre fëmijët e tij. “Jam shumë krenare për ty, për njeriun që je sot. Ke treguar forcë, durim që më kanë habitur. Për mua, suksesi yt nuk matet me si sillesh. Faleminderit që je djali që je.

Të dua, bir”, u shpreh nëna e moderatorit. Ndërkohë, në klip, fëmijët iu drejtuan Ledionit duke thënë: “Babi, unë jam shumë krenar për ty që bën këtë punë. Nuk ka numër që i afrohet aq sa të dua unë. P.S., a mund të shoh vetëm finalen?” “Babi, unë jam shumë krenar për punën që ke bërë. Të dua shumë. Ti je më i miri.” “Babi, të bëra me ylber. Të dua shumë.” “Unë nuk meritoj as 1/100-tën e kësaj që ndodhi. Ju jam përjetësisht i përulur dhe përjetësisht falënderues”, tha Ledioni pas klipit. Monika Kryemadhi iu drejtua moderatorit, duke i thënë: “Çfarë dashurie ka fëmija, kur një burrë i madh shumë, bëhet shumë i vogël përpara tij”. “Çfarëdo lloj gjëje do thoja unë tani, do ishte e pavlerë. Unë jam munduar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe kjo është hera e vetme që unë e lejoj veten të jem kaq vulnerabël si Ledion, jo si moderator. Jam në një pikë që e kam shumë të vështirë të lotoj, më duket sikur lotët më janë tharë. Por nuk jam fort i bindur që meritoj asgjë nga këto që kam. Dhe nuk jam fort i bindur që unë dhe shumë nga e gjithë kjo meritojnë Sara Hoxhën”, u shpreh Ledion Liço. The post Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij, moderatori nuk i mban dot lotë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More