0
Mesazh i qartë nga Perez: Problemi nuk është skuadra, por drejtimi
April 23, 2026
Posted 2 hours ago by
Florentino Pérez vazhdon të besojë fuqishëm në projektin e Real Madrid, pavarësisht sezonit jo bindës në aspektin e performancave në fushë. Sipas raportimit të Marca, presidenti madrilen e konsideron projektin “plotësisht të gjallë” dhe është i bindur se cilësia reale e skuadrës është shumë më e lartë sesa ajo që është shfaqur gjatë këtij sezoni. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Pérez sheh potencial të madh te grupi aktual i lojtarëve dhe nuk e vë në dyshim bazën e skuadrës.
Megjithatë, ai beson se problemi kryesor qëndron në mënyrën se si ekipi është menaxhuar dhe organizuar në fushë. Në këtë drejtim, drejtuesi i “Los Blancos” është në kërkim të një trajneri që di ta “lexojë” skuadrën dhe të nxjerrë maksimumin nga cilësitë individuale dhe kolektive të lojtarëve. Kjo qasje tregon se ndryshimet e mundshme në pankinë mund të jenë kyçe për të rikthyer Real Madridin në nivelin që pritet prej tij, duke shfrytëzuar potencialin që, sipas Pérez, tashmë ekziston brenda ekipit. The post Mesazh i qartë nga Perez: Problemi nuk është skuadra, por drejtimi appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.