0
World

Mediumi kroat: Brruti është shumë afër kalimit te Hajduku i Splitit

April 21, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

Mesfushori kosovar Etnik Brruti ka qenë në qendër të mediave kroate dhe kosovare ditët e fundit për shkak të një transferimi të mundshëm. Fillimisht u raportua se ai ishte pranë kalimit te Rijeka, por duket se ka pasur një kthesë dhe tani pritet të transferohet te Hajduk Split. Sipas burimeve pranë klubit, marrëveshja për Brrutin është organizuar nga drejtori sportiv i Hajdukut, Goran Vučević, i cili kishte punuar prej muajsh për këtë lëvizje, edhe pas njoftimit për largimin e tij, deri në ardhjen e Robert Grafit, raporton “Telesport.hr”.

Se transferimi është shumë pranë u konfirmua edhe nga një postim në “Instagram” i agjentit të tij, Eros Grezda. Ish-lojtari i Osijekut dhe Brruti u fotografuan së bashku në një kafene në Split, ndërsa më pas ishin në “Poljud Stadium” për të ndjekur ndeshjen e javës së 31-të të kampionatit kroat. Kontrata e Brrutit me Malishevën është drejt përfundimit, çka do të thotë se Hajduku mund ta transferojë atë pa pagesë. Ai luan në rolin e mesfushorit ofensiv dhe konsiderohet një lojtar teknik dhe kreativ – pikërisht profili që i mungon Hajdukut, sidomos nëse Rokas Pukštas largohet nga klubi, shkruan më tutje medium kroat. Brruti ka luajtur për kombëtaret e moshave të Kosovës, por më pas ndryshoi dhe tani përfaqëson Shqipërinë në nivelin U21. Ai ka marrë gjithashtu ftesë nga ekipi A i Shqipërisë, por ende nuk ka debutuar./GazetaExpress/ The post Mediumi kroat: Brruti është shumë afër kalimit te Hajduku i Splitit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More