0
World

Mblidhen nëntë komisione të Kuvendit, në agjendë projektligje te shumta

April 22, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Në Kuvendin e Kosovës, sot, do të zhvillohen një sërë mbledhjesh të komisioneve parlamentare, ku në total janë paraparë nëntë komisione të mblidhen gjatë ditës. Mbledhjet nisin nga ora 09:30 dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje. Komisioni për Shëndetësi do të hapë ditën me shqyrtimin e raportit përfundimtar për Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer Në fushën e sigurisë, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë projektligjet për shtetësinë dhe për lëndët plasëse. Paralelisht, Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport do të merret me disa projektligje, përfshirë ato që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe trashëgiminë kulturore. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm pritet në Komisionin për Legjislacion, i cili do të mbajë dëgjim publik për projektligjin që lidhet me verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Gjatë ditës, Komisioni për Mjedis dhe ai për Arsim do të shqyrtojnë projektligje që lidhen me menaxhimin e resurseve ujore, banimin social dhe provimin e maturës shtetërore. Ndërsa Komisioni për Ekonomi do të trajtojë masat e përkohshme për produktet themelore në rast të destabilizimit të tregut. Në mbrëmje, nga ora 20:00, Komisioni për Buxhet do të vazhdojë mbledhjen me një agjendë të ngarkuar, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh nga aspekti i ndikimit financiar, përfshirë ato për ujërat, banimin social, shtetësinë, shërbimet e pagesave dhe sigurimin shëndetësor. The post Mblidhen nëntë komisione të Kuvendit, në agjendë projektligje te shumta appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More