0
World

Mbledhje komemorative në shkollën e Malishevës për dy nxënësit që vdiqën bashkë me babain

April 17, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

SHFMU ‘’Ibrahim Mazreku’’ në Malishevë, ka mbajtur mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes tragjike të dy nxënësve të kësaj shkolle, dhe babait të tyre, të cilët humbën jetën për shkak të një zjarri. Në këtë ceremoni morën pjesë familjarë, përfaqësues të institucioneve komunale, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë të shumtë, të cilët shprehën ngushëllime dhe solidaritet për familjen.

Postimi: Mbledhje komemorative në SHFMU “Ibrahim Mazreku” për familjen Berisha Në SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes tragjike të dy nxënësve Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe prindit të tyre, Ilir Berisha. Në këtë ceremoni morën pjesë familjarë, përfaqësues të institucioneve komunale, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë të shumtë, të cilët shprehën ngushëllime dhe solidaritet për familjen. Drejtoresha e shkollës dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit theksuan dhimbjen e thellë për humbjen e tre anëtarëve të familjes, duke e cilësuar si një tragjedi të rëndë për shkollën dhe komunitetin. Mësimdhënësja e tyre i përshkroi nxënësit si të sjellshëm dhe plot jetë, ndërsa u prezantuan edhe ese përkujtimore nga nxënëset e shkollës. Pas mbledhjes, në Sheshi i Dëshmorëve u organizua ndezja e qirinjve në nderim të tyre, ndërsa qytetarët morën pjesë edhe në ceremoninë e varrimit. The post Mbledhje komemorative në shkollën e Malishevës për dy nxënësit që vdiqën bashkë me babain appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More