0
Malisheva e ‘shokon’ Ballkanin, “Profa” debuton me fitore
April 19, 2026
Posted 2 hours ago by
Malisheva ka arritur një fitore të madhe në debutimin e Bylbyl Sokolit, si trajner i ri i skuadrës. Skuadra e drejtuar nga “Profa” mori një fitore të madhe ndaj Ballkanit, me shifrat prej 4-2. Ishte skuadra mysafire e Ballkanit që doli e para në epërsi me anë të Giovannit në minutën e 16-të. Më pas, vendasit e Malishvës u rikthyen fuqishëm në lojë, me tre gola të shënuar, me anë të Etnik Brrutit, Diattas dhe sërish Brrutit.
Ballkani e ngushtoi epërsinë në minutën e 87-të, por që Malisheva shënoi sërish për 4-2 dhe epilogun e takimit. Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 43 pikëve, derisa Ballkani mbetet në 49 pikë./GazetaExpress/ The post Malisheva e ‘shokon’ Ballkanin, “Profa” debuton me fitore appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.