0
Magyar jep indikacione se do ta dëbojë nga Hungaria Nikola Gruevskin: S’do të jemi deponi e kriminelëve
April 13, 2026
Posted 3 days ago by
Ndërkohë mandatari i ardhshëm hungarez Peter Magyar paralajmëroi deportimin e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski. Në një konferencë shtypi, Magyar i pyetur nga gazetarët për dy ish ministra polakë, të kërkuar për korrupsion nga qeveria e re e Polonisë, ndërsa gjetën strehim dhe morën azil në Hungari, tha se ata, përfshi dhe Gruevskin nuk do të qëndrojnë gjatë në Hungari.
Hungaria nuk do të bëhet deponi për kriminelë të kërkuar ndërkombëtar. Kjo vlen jo vetëm për ish ministrat polakë, por edhe për Nikolla Gruevskin. Në fund të fundit ai është ish kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe kriminel I kërkuar”, tha Magyar. Ish kryeministri Gruevski është në arrati që nga viti 2018, kur pas vendimit të plotfuqishëm për rastin “Tank” u dënua me 2 vjet burg. Gruevski mori azil në Hungari në bazë të pohimeve se është politikisht i përndjekur nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev. Në vitin 2019, Hungaria zyrtarisht e refuzoi kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim./Alsat/ The post Magyar jep indikacione se do ta dëbojë nga Hungaria Nikola Gruevskin: S’do të jemi deponi e kriminelëve appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.