0
Lufta në Iran dhe kriza energjetike: Kur vijnë lehtësimet në Gjermani?
April 15, 2026
Posted 2 hours ago by
Kur do të mbërrijnë tek qytetarët masat e qeverisë gjermane në kohën e krizës së çmimeve të energjisë? Ministri i Financave, Klingbeil, thotë, se do të duhen disa javë. Lufta në Iran ka çuar në një krizë të re energjetike dhe në rritje të çmimeve të karburantit. Për këtë arsye, koalicioni qeveritar gjerman dëshiron të ndërhyjë me një ulje të taksës mbi karburantet dhe lehtësojë barrën për qytetarët gjatë krizës energjetike.
Masat e shpallura nga qeveria së fundmi ishin: Karburant më i lirë dhe një bonus prej 1.000 eurosh: Por kur do të vijë lehtësimi i planifikuar i uljes së taksës tek pikat e karburantit dhe kuletën e qytetarët gjermanë? Sipas ministrit të Financave dhe zëvendëskancelarit Lars Klingbeil, kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”. Kryetari i SPD-së e tha këtë në një intervistë për agjencinë e lajmeve dpa, por do duhet pak kohë. Po të varej nga unë, duhet ta kishim miratuar këtë më së voni në fillim të majit.” Koalicioni nuk dëshiron të humbasë kohë. Derisa ulja e taksave të reflektohet te pikat e karburantit, do të duhet të kalojnë edhe disa javë. Sipas një raporti të gazetës Bild, edhe kreu i grupit parlamentar të Unionit, Jens Spahn, ka folur në kryesinë federale të CDU-së për një zbatim në fillim të majit”. Megjithatë, para kësaj duhet të përfundojë procesi ligjvënës. Kritika nga ekspertët Ndaj masave të shpallura nga qeveria gjermane ka pasur edhe kritika: Zëvendëspresidenti i Institutit Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH), Oliver Holtemëller i konsideron planet e lehtësimit të qeverisë federale si pak efektive. Ne e përmirësojmë situatën për disa njerëz, të cilët më pas paguajnë pak më pak te pika e karburantit, por në përgjithësi kjo nuk sjell përmirësim për vendin,” kritikoi Holtemëllerr. Masat janë jo të përshtatshme për të arritur qëllimin. Aktualisht po ofrohet lehtësim me ‘kulluesen', gjë që në fund të fundit është shumë e kushtueshme dhe çon në efekte të mëdha përfitimi pa kriter,” tha zëvendëspresidenti i IWH-së, Oliver Holtemöller, për MDR. Të paktën disa vlerësime pozitive për qeverinë vijnë nga kryetarja e Konfederatës Gjermane të Sindikatave, Yasmin Fahimi. Ajo e cilëson uljen e planifikuar të taksës mbi mineralet e naftës si një sinjal të duhur. /DW The post Lufta në Iran dhe kriza energjetike: Kur vijnë lehtësimet në Gjermani? appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.