0
Lionel Messi e ka telefonuar ish-yllin e Realit, për t’iu bashkuar tek Inter Miami
April 21, 2026
Posted 3 hours ago by
Inter Miami po tregon interesim për transferimin e Casemiros, i cili është 34 vjeç dhe kontrata e tij me Manchester Unitedin përfundon më 30 qershor, pas së cilës ai pritet të largohet nga Anglia. MLS po i duket një opsion tërheqës për mesfushorin brazilian. Sipas gazetarit spanjoll Eduardo Inda, Lionel Messi madje e ka telefonuar Casemiron për ta inkurajuar që të bashkohet me Inter Miamin.
“Leo Messi e ka thirrur këtë fundjavë një ish-lojtar të Real Madridit që ka lënë kujtime të mrekullueshme dhe emri i tij është Casemiro”, tha Inda në emisionin “El Chiringuito de Jugones”. Ai gjithashtu zbuloi disa nga ofertat që ka aktualisht Casemiro. “Ka oferta nga LA Galaxy, nga Arabia Saudite, dhe tani kandidati kryesor është Inter Miami”, shtoi ai. Casemiro për shumë vite ka qenë rival i Messit kur argjentinasi luante për Barcelonën dhe braziliani për Real Madridin, por sipas raportimeve ata kanë ruajtur marrëdhënie të mirë. Messi, ndërkohë, mbetet i fokusuar edhe te përforcimi i skuadrës së tij për të fituar trofe të tjerë, me përfshirjen e drejtuesve Jorge Mas dhe David Beckham në projektin e klubit. Në të njëjtën kohë, Messi ka në mendje edhe Kupën e Botës 2026, ku ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, por pritet gjerësisht që të jetë “vallja e fundit” e tij në këtë turne./GazetaExpress/ The post Lionel Messi e ka telefonuar ish-yllin e Realit, për t’iu bashkuar tek Inter Miami appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.