0
World

Kurti kërkon miratimin përfundimtar të ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

April 20, 2026
Scroll

Posted 2 days ago by

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët e Kuvendi i Kosovës për miratimin në shqyrtim të parë të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Megjithatë, Kurti ka kërkuar që projektligji të miratohet edhe në shqyrtimin e dytë, duke theksuar rëndësinë e tij për luftimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

“E dimë që emri i ligjit ka trazuar shumëkënd, prandaj kundërshtimet kanë qenë të mëdha, madje edhe të mbështjellura si ankesa në Gjykatën Kushtetuese, por ne nuk mund dhe nuk do të ndalemi. Do ta jetësojmë këtë zotim. Byroja do të jetësohet, sepse me të përfundimisht do të marrë fund ajo parullë që kurrë nuk do të duhej të na përsëritej në të ardhmen: ‘rroga e vogël, fitimi i madh’”, tha Kurti. Sipas tij, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme nuk është as private dhe as legjitime. “Sepse ajo kurrë nuk është fituar”, u shpreh ai. The post Kurti kërkon miratimin përfundimtar të ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More