0
World

Kryhet mbledhja e Këshillit Drejtues, PDK: E konsiderojmë të përmbyllur kontributin tonë, pushteti po e pamundëson zgjedhjen e Presidentit

April 20, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, situatën e rënduar ekonomike me të cilën po përballen qytetarët, procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për çështje të tjera me rëndësi, thekson njoftimi. Ndonëse, kryeministri Albin Kurti, pas shterimit të mundësive me partinë e Abdixhikut për çështjen e presidentit, deklaroi se i ka dërguar një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

PDK ka vendosur se kontributi i saj në këtë proces është përmbyllur, sepse pushtetit aktual po e pamundëson përsëri zgjedhjen e Presidentit të ri, vlerëson PDK. Sa i përket çështjes së Presidentit, “Këshilli Drejtues vlerëson se PDK ka dëshmuar gatishmëri të plotë për të kontribuar në zgjedhjen e Presidentit të ri dhe në zhbllokimin e situatës, duke mbështetur mundësinë e një kandidati konsensual, pa asnjë kushtëzim apo kërkesë për përfshirje në bashkëqeverisje. Megjithatë, përkundër kësaj qasjeje konstruktive, mungesa e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional nga ana e pushtetit aktual po e pamundëson përsëri zgjedhjen e Presidentit të ri. Rrjedhimisht, PDK e konsideron kontributin e saj në këtë proces të përmbyllur”, thuhet në njoftimin e PDK-së. Këshilli Drejtues i PDK-së ka shprehur gjithashtu shqetësimin “për përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesës, që po rëndon qytetarët, duke kërkuar masa urgjente dhe konkrete për mbështetje ekonomike”. Po ashtu, përmes kësaj deklarate, PDK kërkon një vendim përfundimtar të drejtë dhe të paanshëm për liderët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, vijon komunikata e PDK-së. Në Deklaratën Politike të Këshillit Drejtues të PDK-së ritheksohet që zgjedhjet e brendshme partiake duhet të mbahen gjatë vitit 2026, “me qëllim forcimin e demokracisë së brendshme dhe krijimin e një alternative të re qeverisëse”. Teksti i plotë i Deklaratës Politike të Këshillit Drejtues të PDK-së: The post Kryhet mbledhja e Këshillit Drejtues, PDK: E konsiderojmë të përmbyllur kontributin tonë, pushteti po e pamundëson zgjedhjen e Presidentit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More