0
Komuna e Prishtinës sot shënon Ditën e Dëshmorëve, organizohen disa aktivitete
April 18, 2026
Posted 2 hours ago by
Komuna e Prishtinës sot më 18 prill shënon Ditën e Dëshmorëve për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët që ranë për lirinë e vendit. Kjo ditë do të përcillet me shumë aktivitete, ndërsa ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti dhe te varrezat e dëshmorëve. Aktivitetet e Komunës së Prishtinës me rastin e 18 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës: 10:00 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve.
(Velani, Prishtinë) 10:30 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti. (Prishtinë) 10:35 – Dhurimi i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”. (Prishtinë) 11:30 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve. (Makovc, Prishtinë ) 12:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve: Sharban, Rimanishtë, Barilevë, Bernicë e Epërme, Mramor, Stallovë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Canaj. (Prishtinë) 13:00 – Tubimi qendror tradicional “Epopeja e UÇK-së”. (Marec, Prishtinë) 17:00 – Akademi përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë) 11:00 U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, bën homazhe rek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 11:20 U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (Velani, Prishtinë) The post Komuna e Prishtinës sot shënon Ditën e Dëshmorëve, organizohen disa aktivitete appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.