0
World

Kompanitë ajrore paralajmërojnë për mungesë karburanti, fluturimet në Europë rrezikohen nga fundi i majit                                                  

April 17, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Kompanitë ajrore kanë paralajmëruar se fluturimet në Europë mund të përballen me anulime nga fundi i majit për shkak të mungesës së karburantit për avionë, duke u bërë thirrje qeverive të përgatisin plane emergjente për racionim. Sipas Willie Walsh nga International Air Transport Association, mungesa e karburantit tashmë po ndihet në disa pjesë të Azisë dhe mund të përhapet edhe në Evropë në javët në vijim.

Ai theksoi se autoritetet duhet të kenë plane të qarta dhe të koordinuara në rast se racionimi bëhet i domosdoshëm. Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se Europa ka rezerva për vetëm rreth gjashtë javë, një situatë që e bën krizën potenciale edhe më serioze raporton CNN. Një nga arsyet kryesore të kësaj krize është mbyllja e ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të karburantit, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e furnizimit me karburant për avionë drejt Evropës. Rritja e çmimeve, që janë pothuajse dyfishuar gjatë konfliktit me Iranin, po i detyron disa kompani ajrore të reduktojnë fluturimet, ndërsa situata mbetet e pasigurt nëse furnizimi nuk stabilizohet së shpejti. The post Kompanitë ajrore paralajmërojnë për mungesë karburanti, fluturimet në Europë rrezikohen nga fundi i majit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More