0
“Kjo është tradhti ndaj Vjosës”, gazetari Kërquki për kalkulimet e LDK-së për koalicion me VV-në
April 15, 2026
Posted 2 hours ago by
Gjatë debatit në Pressing në T7, gazetarit Leonard Kërquki iu kërkua nga panelistët një opinion mbi “aleancën Vjosa-Lumir”. Gazetari Kërquki duke dhënë opinionin e tij rreth kësaj teme, tha se nëse LDK hyn në koalicion me VV-në, i bie që “Vjosa është e tradhtuar”. “Edhe Albin Kurti e Vjosa Osmani në vitin 2019 kanë qenë kundërshtarë, kanë garu kokë më kokë me njëri-tjetrin, pas një viti janë bërë partnerë.
Shumë është i natyrshëm kthimi i saj në LDK, deklaroi gazetari Kërquki. “Pra LDK mundet me qenë e dëmtuar me 28 Dhjetor, por i ka ardhë një shancë me Vjosa Osmanin që mundet të paktën me pretendu me u kthy në garë..., shtoi ai. “Por është pabesi për Vjosën nëse LDK hyn në koalicion me LVV-në, i bie që Vjosa është e tradhtuara e LDK-së”, u shpreh autori i Pressing, Leonard Kërquki. Video: The post “Kjo është tradhti ndaj Vjosës”, gazetari Kërquki për kalkulimet e LDK-së për koalicion me VV-në appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.