0
Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës, evakuohet terminali dhe arrestohet një person i dyshuar!
April 21, 2026
Posted 4 hours ago by
Autoritetet evakuuan aeroportin në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, pas një kërcënimi me bombë dhe arrestuan një person në lidhje me hetimin, tha policia. Aeroporti u evakuua më herët gjatë ditës pas një kërcënimi me bombë. Autoritetet refuzuan të thoshin nëse në aeroport u gjetën objekte të rrezikshme dhe nuk komentuan më tej mbi rastin. Incidentet e këtij lloji konsiderohen jashtëzakonisht të rralla në Groenlandë, një ishull i madh gjysmë-autonom Arktik, që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe së fundmi është futur në “syrin” e gjeopolitikës pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për ta bërë pjesë të SHBA-ve.
/Panorama The post Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës, evakuohet terminali dhe arrestohet një person i dyshuar! appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.