0
World

Kërçeli: Është shumë herët për të shkuar në zgjedhje, PDK e LDK ende s’kanë asnjë emër për President

April 13, 2026
Scroll

Posted 3 days ago by

Ilir Kërceli, deputet i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se është shumë herët për të shkuar në zgjedhje, duke shtuar se nuk ka asnjë emër as nga PDK dhe LDK. “Vendit nuk i duhen dhe nuk i nevojiten zgjedhje të reja sepse nuk kanë kaluar as katër muaj prej kur ka përfunduar procesi zgjedhor i 28 dhjetorit 2025 dhe mendoj se qytetarët kanë votuar për katër vitet e ardhshme dhe mendoj se për vendin është shumë herët, besa edhe pak e dëmshme, që të shkohet tani menjëherë në zgjedhje të reja”, tha Kërçeli.

Tutje, Kërçeli shtoi se kalimi i krizës bëhet bashkërisht nga të gjitha partitë politike. “Mendoj se duhet të gjithë bashkërisht ta gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ta zgjedhim një president dhe të mos i mundojmë më shumë qytetarët dhe t’i çojmë edhe një herë në zgjedhje, sepse në vitin që lamë pas kishim katër procese zgjedhore, duke përfshirë edhe procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe balotazhin, si dhe dy palë zgjedhje nacionale. Kështu që shpresoj të gjendet një gjuhë e përbashkët, një emër konsensual për president dhe të kalojmë këtë krizë”, tha Kërçeli në Tempus të KTV-së. The post Kërçeli: Është shumë herët për të shkuar në zgjedhje, PDK e LDK ende s’kanë asnjë emër për President appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More