0
Ivanka Trump sërish në Vlorë, vajza e presidentit amerikan viziton bregdetin e jugut
April 12, 2026
Posted 2 days ago by
Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Mësohet se ajo ka qëndruar gjatë mbrëmjes se djeshme në vilat qeveritare në zonën bregdetare. Ndërkohë ditën e sotme Ivanka Trump pritet të zhvillojë një drekë me kryeministrin Edi Rama në vilat qeveritare në Dhërmi. Po ashtu bëhet e ditur se Ivanka Trump pritet të zhvillojë edhe disa ndalesa në qytetin e Vlorës.
Kjo është e disata herë që Ivanka Trump vjen në Shqipëri, konkretisht në zonën e jugut. Edhe në janar të këtij viti, vajza e presidentit amerikan publikoi pamje nga natyra e jugut të Shqipërisë, ndërkohë në sfond kishte vendosur këngën “Luleborë”. Nuk ka informacione rreth vizitës së saj, por ajo dhe bashkëshorti i saj kanë parashikuar investime në Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit./Panorama.com The post Ivanka Trump sërish në Vlorë, vajza e presidentit amerikan viziton bregdetin e jugut appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.