0
“Ish dashtë me i kërku krejt ministritë, jo tri – Te ne nuk është bartë një informatë e tillë”, Ermal Sadiku i përgjigjet Rexhajt që tha se LDK kërkoi tri ministri
April 13, 2026
Posted 3 days ago by
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka mohuar deklaratën e Albatros Rexhajt, i cili tha se kryetari Lumir Abdixhiku në takimin me kryeministrin Albin Kurti, ka kërkuar tri ministri. Sadiku tha në Pressing në T7 se “një informatë e tillë nuk i është bartë Grupit Parlamentar të LDK-së, përveç tentativës për të gjetur një zgjidhje”, referuar çështjes së Presidentit.
“Ish dashtë me i kërku krejt ministritë, 22 a sa i kanë? S’besoj që ish dashtë me pranu diçka të tillë me tri ministri...Nuk është bisedu diçka e tillë, ka qenë takim i mbyllur mes Kurtit dhe Abdixhikut. Tek ne nuk është bartë një informatë e tillë, është bartë që ne si Grup Parlamentar duhet të tentojmë të gjejmë një zgjidhje”, tha Sadiku në Pressing, transmeton Express. Video: The post “Ish dashtë me i kërku krejt ministritë, jo tri – Te ne nuk është bartë një informatë e tillë”, Ermal Sadiku i përgjigjet Rexhajt që tha se LDK kërkoi tri ministri appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.